Prona

€ 330,000

Për Shitje

VILE LUKSOZE ME PISHINE NE SPILLE, PER SHITJE!

Spille


  • 3
  • 2
  • 167m2

Referenca: AFS4664

Pershkrimi

Në një nga zonat më të kërkuara të Spilles, ofrohet për shitje një vilë elegante me ndërtim të ri, e pozicionuar rreth 600 metra larg detit. Zona njihet për qetësinë, privatësinë dhe aksesin e shpejtë drejt qendrës së qytetit.
Vila disponon siperfaqe trualli prej 350m² , si dhe 167 m² ndertim ( e organizuar ne dy kate) + 80 m² rooftop me pamje nga kodrinat dhe deti.
Organizimi i pronës:
Kati perdhe organizohet ne 1 ambjent ndenje open space me dalje ne zonen e pishines dhe kopshtit, 1 dhome gjumi me dalje ne zonen e pishines dhe 1 tualet.
Kati pare organizohet ne 2 dhoma gjumi ku njera nga dhomat ka dalje ne ballkon, 1 lavanderi dhe 1 tualet.
Vila ofron pishine private,2 poste parkimi, ambiente të bollshme, ndriçim natyral dhe një organizim funksional për një jetesë komode familjare ose si rezidencë prestigjioze.
Nëse kërkoni një shtëpi që kombinon panoramën e detit, qetësinë, privatësinë kjo vilë është një mundësi e rrallë. E pozicionuar ne zemer te Adriatikut, Spilleja po terheq cdo vit me shume vemendjen e investitoreve dhe pushuesve.

Na kontaktoni për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë.

Detajet e Prones
  • Sip. e brendshme:167 m2
  • Sip. Toke:350 m2
  • Dhoma Gjumi:3
  • Tualetet:2
  • Dhoma Ndenje:1
  • Lloji:House / Villa
  • Statusi:New
  • Disponueshmëria:Available
  • Klikimet e prones:57
  • Dokumentacion: Ne proces hipotekimi
Vendndodhje
Kontaktoni agjentin