Shkallnur, Durres ALB
5
5
680m2
Vila ndodhet ne zonen e Shkallnurit ne nje pjese te larte kodre nga ku ofrohet pamje e paster e detit Adriatik dhe liqenit aty prane. Disponon nje siperfaqe totale toke prej 2800m2 dhe organizohet ne 2 kate ndertim mbi toke, garazh ne katin -1 dhe nje verande e shfrytezueshme mbi katin e 2. Oborri eshte i gjithi i rrethuar me beton, i sitemuar, i mbjelle me bar, me peme frutore dhe me infrastukture te denje per nje vile te tille me 2 hyrje dalje me porta elektrike nga secila ane gjithashtu ka nje ambient magazinimi me vete, ambient relaksi ne oborr dhe nje garazh tjeter vecmas viles. Vila ka ne total nje siperfaqe totale prej 680m2 ndertim ku perfshihen garazhi ne katin -1, 2 ambiente ndenje, 1 kuzhine e vecuar, 5 dhoma gjumi, 5 tualete, depo, verande ne katin perdhe dhe taraca e personalizuar siper katit 2. Eshte e projektuar per te qene nje oaz qetesie i cili mund te perdoret per banim per kedo qe e ka luksin te jetoje ne nje prone te tille ose dhe per investim per qiradhenie afatgjate apo qira afatshkurtra ditore. Mobilimi teper cilesor dhe punimet shtese luajne gjithashtu rol kryesor ne kete prone te cilat jane projektuar qe ne fillim ne menyre qe secila nga hapsirat te jete e shfrytezueshme dhe funksionale. Vila ka sistem chiller ngrohje-ftohje qendror, gjenerator automatik, sistem kapote per termoizolimin, dritare alumin termik me xhama triplex termik, grila elektrike, Vend per ashensor qe fillon nga kati-1, pus uji privat dhe se shpejti do te kete edhe panele diellore per energji elektrike. Vendndodhja eshte ne nje nder zonat me te qeta dhe me akses teper te shpejte ne cdo drejtim me infrastukture deri tek porta hyrese. Te gjitha keto cilesi dhe elemente e bejne kete prone unike dhe njekohesisht elitare ne te gjithe qytetin e Durresit ku nuk mungon asgje per nje jetese komode te qete dhe vetem 15 minuta nga qendra e durresit apo 5 minuta nga plazhi me pisha buze detit Adriatik. Disponon dokumetacion te rregullt pronesie te gatshem per shitje !
Per me teper informacion apo per nje vizite nga afer ne prone mos hezitoni te na kontaktoni !
€ 1,000,000 | Për Shitje
€ 160,000 | Për Shitje
€ 750,000 | Për Shitje